Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë zbuloi mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana” se di të jetë mjaft sportive dhe plot energji, përballë lojërave të programit.
Në lojën personale, Kryemadhi zbuloi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga figurat më të përfolura, si miq, por edhe kundërshtarë të saj politikë. Ajo duhet të vendoste fotot e personazheve sipas lules që ajo mendonte se u përshtatej, duke qenë e apasionuar pas kopshtarisë.
Teksa u shfaq fotoja e Kryeministrit Edi Rama, Monika e pati një krahasim për të cilin u shpreh kështu:
“Rama është kungull, është i madh por qull nga brenda”.
Po Lulzim Basha? Sipas Monikës artij i përshtatet preshi.
“Lul Basha është presh, fluturon vetë dhe na merr ne të gjithëve bashkë”.
Ndërsa kur u shfaq fotoja e kundërshtares së saj në politikë Grida Dumës, Monika zgjodhi ta vendoste tek lulja “Manushaqe”, duke e krahasuar si lulja e cila përballon çdo stinë.
Diskutime rreth kësaj post