Sot në seancën parlamentare Edi Rama paralajmëroj një bisede telefonike me Shtëpinë e Bardhë. Lajmi për një telefonatë të tillë u përhap që dje nga zyra e shtypit e Ramës.
Sot menjëherë pas fjalës së Ramës, kryetari i PD përmendi emrin e Këshilltarit amerikan për Sigurinë, John Bolton si personi që do ti telefononte Edi Ramës.
‘Çfarëdo interesi apo çfarëdo teme që mund të detyrojë John Bolton, apo vartësit e tij, apo këdo tjetër, të telefonojë huliganët dhe gangsterët e Ballkanit, siç është Edi Rama, kjo nuk i bën ata njerëzit më të mirë. Thjesht, për momentin, ndodhen në anën tjetër të telefonit.
Ndodhen në anën tjetër të telefonit për fat të keq edhe të aleatëve tanë strategjikë, ndodhen në anën tjetër të telefonit për fat të keq të integrimit europian të Shqipërisë’, tha Basha.
Pyetja është kush është personi qe ka informuar Bashën për këtë bisedë dhe temën që do të bisedohej?
Siç beri të ditur edhe vetë Rama, biseda është përqendruar rreth marrëdhënieve Kosovë- Serbi.
Analistë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë, por dhe media ndërkombetare kanë theksuar se Rama është mbështetës i idesë për se ndryshimit të kufijve në Kosovë.
Diskutime rreth kësaj post