Analisti Afrim Krasniqi, i ftuar në emisionin ‘Ditari’ foli për ngjarjet më të fundit politike në vend ku tregoi se nga kush do të vijë zgjidhja për të dalë nga kriza politike ku vendi ka hyrë prej disa muajsh.
“Nuk besoj se Gjykata Kushtetutës do të jetë finale në zgjidhjen e kësaj kriza. Në rastin më të mirë Gjykata Kushtetuese do të arrijë të bëjë 5 anëtarë për të marrë vendime dhe kjo do të arrijë nga fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit. Ndërkohë, për të zgjidhur krizën politike do të duhet që minimalisht në muajin shtator të nisin negociatat intensive. Në këtë rast, negociatat më shumë vijnë për shkak të presionit ndërkombëtar. Kemi alarm nga zyrat e OSBE se si mundet ky vend të drejtojë OSBE-në vitin e ardhshëm kur është në krizë.”– tha Krasniqi.
Diskutime rreth kësaj post