Nga deputet në shitës dyqani! Tingëllon paksa e çuditshme e sidomos në realitetin shqiptar. Michele Mognato ish-deputet i Venecias dhe për vite të tëra drejtues i një njësie administrative ju kthye jetës normale, duke punuar si shitës në dyqanet Metro.
Paga, 1250 euro në muaj. E të mendosh se në Parlament përfitonte një pagesë prej më shumë se dhjetë mijë euro.
“Është e vështirë, por pasioni politik nuk më braktis”-rrëfen ai. Ata që e njohin atë, kanë mbetur të habitur.
Deri më 22 mars, Michele Mognato, 56 vjeç, ishte një deputet i zgjedhur në radhët e Partisë Demokratike, pastaj u bashkua me grupin LEU “Të lirë dhe të barabartë”, të krijuar në dhjetor të vitit 2017.
Nuk u zgjodh si deputet në 4 mars, pavarësisht nga një rezultat i mirë personal që mori në kolegjin e Venecias. Mori mbi 5% të votave kundrejt mesatares kombëtare prej 3.4%.
Kur e pyesin nëse e ka mbyllur me politikën shprehet: Nga një punë mund të heqësh dorë, por nga pasioni jo!
Diskutime rreth kësaj post