Kush mendoi se Ben Blushi me largimin e tij nga politika, pas dështimit me LIBRA-n, do të dështonte edhe në biznes, ka menduar gabim. Në politikë, mundi të siguronte biznese me çmime qesharake në Korçë, kurse jashtë saj, pasi u bë drejtor i Top Channel, bizneset e tij shkëlqyen.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, Ben Blushi është ortak me një prej aksionereve të Top Channel, Vjollca Hoxha, në të paktën dy kompani.
Biznesi i parë është Valtelina Kafe, mbajtëse e emrit tregtar Lori Kafe, ky Eva Blushi dhe Vjollca Hoxha janë ortake sipas aktit të shitblerjes së aksioneve që mban datën 25 nëntor 2019. Dokumentin mund ta lexoni këtu.
Biznesi i dytë i Vjollcës dhe Eva Blushit, ku qenka bërë ortak së dyti drejtori me aksioneren e Top Channel, është hapur në 16 prill të vitit të kaluar.
Në këtë biznes aksionet janë të ndara 50 me 50, jo si tek Lori Kafe, ku është aksionere Eva Blushi, tek e cila kontrollon 51% të kuotave.
Biznesi i hapur në 16 prill 2019, është agjensi publicitare, e cila ofron shërbime monitorimi, shpërndarje reklame në media të shkruara apo elektronike, prodhime dhe produksione reklamash dhe shitje të tyre për llogari të të treteve(porositesve), shërbime IT dhe konsulence It.
Shpërndarje dhe tregtim të materialeve publicitare. Veprimtari në fushën e medias së shkruar dhe audio vizuale Marketing dhe shpërndarje e prodhimeve të saj.
Përfaqësim të shoqërive të ndryshme shqiptare apo të huaja që kanë objekt të njëjtë apo të përafërt me atë të kësaj shoqërie.
Publialb është aktiviteti i dytë ku Vjollca Hoxha dhe Eva Blushi kanë ortakërinë e tyre. Në këtë biznes administratore e kompanisë ka qënë Eva Blushi, e cila është larguar për t’u zëvëndësuar S.M.
Pas Valtelina Kafe, tashmë politikani, gazetari i kthyer në drejtor televizioni i ka shtuar CV-së së tij edhe dy biznese, me aksioneren e Top Channel, ku marrëdhënien tregëtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi, me profesion notere, të cilës ligji ja ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik për sa kohë mban liçensën e noteres, ligji ia ndalon ushtrimin e çdo lloj veprimtarie tjetër.
Eva Blushi me profesion notere bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet se, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.
Diskutime rreth kësaj post