Deputeti Andi Përmeti është shprehur se shqiptarëve nuk u intereson se kush krijon koalicione, por duan të votojnë përfaqësuesin e tyre në parlament.
Përmeti në RTV Ora: “Unë si fillim nuk e shoh në këtë mënyrë. Atje janë disa deputetë të opozitës parlamentare që kanë qenë të bindur dhe kanë kërkuar ndryshimin e sistemit me lista të hapura. Unë personalisht që përpara se të merrja mandatin, unë kam kërkuar publikisht ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. Kësaj i kam qëndruar në çdo debat. Të gjithë kërkojnë listat e hapura.
Dhe të thuash që Rama kap për hapjen e sistemit ku përfaqësuesi i tij, Gjiknuri tha që nuk do të ketë diskutim për ndryshimin e sistemit, kjo është e tepërt. Ndërsa për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, unë nuk e kuptoj se si heqja e koalicioneve në lista të hapura, që vijnë automatikisht, dëmtojnë PD-në. Ky diskutim mbi koalicionet sikur dëmtojnë një palë dhe i jep fuqi palës tjetër, nuk është e vërtetë.
Pati një ndryshim të Kodit Penal të cilat i kundërshtova shumë fort. Ilir Meta e dekretoi këtë ndryshim të Kodit Penal duke delegjitimuar Parlamentin pasi sipas tij parlamenti kishte 82 vota të legjitimuara e pjesa tjetër ishte ilegjitime. Me këtë miratim ai legjitimoi 84 vota që ka nevojë parlamenti. E pse e bëri, se na do ne? I legjitimoi se ishte në një javë mjalti me Edi Ramën. Ajo javë ka mbaruar sepse duket nga reagimet publike të njëri tjetrit. Presidenti dekretoi dhe legjitimoi atë Parlament që e ka sulmuar 1 vit e gjysmë. Atëherë pse duhet të besoj unë që LSI do jetë me PD ose me Ramën. Shqiptarëve nuk u intereson se kush rri me kë, ata duan që të zgjedhin vetë se me kë do të përfaqësohen në Parlament.”
Diskutime rreth kësaj post