Kryeministri Rama ka bërë të ditura sot ndryshime drastike në kabinetin e tij qeveritar, duke larguar më shumë se gjysmën e ministrave të tij.
Mes ndryshimeve që Rama bëri të ditura sot, ishte edhe emërimi i deputetes së PS, Elisa Spiropali, e cila u emërua nga Rama ministre për marrëdhëniet me parlamentin.
Por, kush është Elisa Spiropali, Drejtoresha që shpartalloi doganat shqiptare ?
Spiropali është akuzuar për milionat e fituara te doganat. Mjafton të kujtojmë këtu raportin e Croën Agents, i cili vërtetonte korrupsionin në dogana, në kohën kur drejtoreshë ishte pikërisht Spiropali, dhe ku bëhej fjalë për një dëm rreth 17 milionë euro kushtuar buxhetit të shtetit.
Në atë kohë flitej për një rënie të stërmadhe në të ardhura nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave, por Spiropali heshte. Ne nuk mund të themi se një shumë e tillë është futur në xhepat e saj si drejtoreshë e institucionit, ama nuk mund të pohojmë as të kundërtën. E vërtetë është se ato para u zhdukën dhe askush nuk gjurmoi për të gjetur “hajdutin” e tyre.
Këto miliarda që i janë shkaktuar dëm buxhetit duhet ta çonin Spiropalin përpara bankës së të akuzuarve pa folur më tej për broçkullat e saj në media, historitë me Skënderbeun dhe Edi Rama, çantat e saj dhe veshjet firmato apo dhe luksin e shfrenuar të një ish-FRESH-isteje, që dikur protestonte kundër socialistëve me bluzat e grisura, sot do të jetë ministrja e re e Ramës.
Tashmë nga bluzat e grisura, Spiropali ka kaluar tek veshjet luksoze, ndërsa pak kohë më parë ish-drejtoresha e doganës, ka shkuar në seancën parlamentare me një makinë të re super-luksoze, “Mercedez-Benz GLA 200”.
Më poshtë disa foto, si ka ndryshuar Spiropali në vite:
Diskutime rreth kësaj post