Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka rrëfyer disa prej kujtimeve të tij politike të vitit 2022. Përmes një shkrimi të gjatë, ai rrëfen disa prej momenteve më “pikante” në Partinë Demokratike, duke nisur nga beteja për marrjen e kësaj force politike e deri te dorëheqja e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Ai ka kujtuar edhe kongresin e 17 korrikut të vitit 2021, ku thotë se ka mbetur i habitur nga kolegët e tij që humbjet e Bashës i quanin si fitore.
Reagimi plotë:
Kujtime partiake e politike nga viti i larget 2022 !!
Java e fundit e vitit të larget 2022 nuk pat asgjë heroike. Asnjë kauzë e madhe nuk më ndoq nga pas. Disa dreka dhe shishe me verë, sa nuk gjeta vrimë ku të futem, po.
Lengu i rrushit than maraze e ujit guximin, shkurton distanca e heq pengesa dhe befas e gjen veten trim.
Në mengjes pastaj ndihesh fajtor i huaj për botën po kaq bota e tillë per ty. Tani që viti 2022 nuk është më , fillon koha e kujtimeve. Duke thënë “ah kujtesa armikja e perjetshme e paqes sime” pikellohej Servantes muzgjeve Iberike. Njesoj edhe unë si lexues i tij.
Viti 2022 pat filluar me 8 Janar dhe jo me datë 1 siç zakonisht ndodh.
Të ftuar nga “Lideri i vogel historik” shkuam për mbledhje në selinë e PD me dyer të blinduara, megjithese e ndienim çdo të ndodhte. Në fakt kisha dilema të medha që burojnë tek mosbesimi që njerzit shkaktojnë tek njëri -tjetri permes politikes.
I yshtur nga disa miq se mos do dilja ligsht moralisht perfundova aty brënda. Qe një ditë e zeze! Kah ora 11 mberriti “Lideri i madh historik” me një turmë të cilet i inkurajonte të zaptonin ndertesen.
Filluan “kokat e dashit” shkallet, uturimat, sharjet dhe perzhitja e pergjithshme, në fund gazi lotësjelles. Të gjithë bashkë ngjanim si dele të humbura perendie pa bari.
Njerzit e shkretë u ndanë edhe me duke alternuar vëndet e viktimes dhe xhelatit, trimerisë dhe frikes.
U pendova si dreqi qe shkova aty jo per shkallen e rrezikut që ishte e lartë por kur pas kthjellimit i dhashë të drejtë vetes kur besoja që në atë ndeshje skishte asgjë ideale.
Dy burra të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin ku siç dialektika e do i madhi kishte shpikur të voglin dhe i vogli donte ti ngjante të madhit na kishin thirrur si mish per topin e interesave të tyre personale.
Niveli i interesave perligj të tilla skena të cilet pergenjeshtrohen nga e drejta dhe arsyeja e atij që si ka ato.
Godina mbet si germadhë, njerez të helmuar fizikisht e shpirterisht në të po kaq bregut të Lanes fatkeq të tjerë po kaq të helmuar vraponin ti shpetonin gazit duke urryer të ngjashmit.
Ditët që pasuan ishin të mbushura me verem dhe me budallallek të pakufi.
Akuzat kalonin çdo vijë horizonti teksa ai murretehej edhe më. U mblodhem një natë të gjatë nën efektin e dates 8 ( tetë) dhe perjashtuam nga partia shumë emra pasi na kishin shkarkuar ata ne me 11 Dhjetor të një viti më parë.
Sot ndiej keqardhje per doren kunder dhe voten ndaj të ndjerit Presidentit Bujar Nishani ndonëse ai e kishte ngritur të tijen ndaj nesh nga bregu i së drejtes së tij. Kjo jo se ai nuk është më po nga plaga e hapur që la tek unë marrezia e politikes si triumf mbi miqesinë.
Nuk di as kujt ti kerkoj ndjesë pos shpirtit të tij.
Një miku im i apasionuar pas biografive politike me citon shpesh Hilari Klinton që diku thotë “politika është biznes i konfliktit” . E vertete po nuk duhet deri aty sa njeriu të dehumanizohet dhe të humbasë respektin e kundershtarit aqësa të perfundojmë deri në konflikt fizik.
Por interesi është më i fortë se etika. Ai shnderrohet gjithmonë në moral se ja kerkon stomaku që vjen i pari e me pas morali siç thotë Bertol Breht po njeriu është emocional dhe ka turp nga lakuriqësia e së vertetes të cilen e vesh me moral individual.
Në këtë kontekst duke pranuar interesat , gabimet, teprimet, të drejten time kam provuar befasi po asnjehere frikë nga sulmet që me vinin nga njerez që kisha ndarë buk per qejf apo bashkëpunim në fushatë, me emra të rremë e të vertetë. Nuk i kisha sharë as mendoj ti shaj anjehere megjithese do doja të kuptoja pse levdojnë dhe shajnë me komandë kur nevoja e liderit e kerkon?! Stomaku ta ketë fajin prapë?
Po kaq i tronditur kam mbetur nga lavdet që i bënin Bashes per vizionet , koleget e mi në Kongresin e 17 Korrikut 2021 dhe humbjen e quanin fitore ku me pas me të njëjten lehtesi ju turren të gjorit me “beseprerë” e çfarë u zinin bulçinjet.
I vetmi burrë i vertete në atë datë qe Mark Marku, të tjeret u tallen me veten dhe demokratet me vetëdije po ashtu jua lypte stomaku prapë.
Nese duhet rithënë e rithem nuk kam pendese për qendrimet e mia politike, me ndonjë perjashtim që nuk modifikon thelbin mendoj njesoj edhe sot i bindur që shumica e anes sime mendon ndryshe.
Kam qënë i pari nder deputet e PD-së që e kam komentuar shpalljen e Berishe “no grata” kur gjithësecili heshti duke e quajtur paradoks të dhimbshem me perceptimin tim se “rrufeja bie mbi lista e gjatë” i bindur që ai nuk do ta shnderrontë PD-në në bunker të luftes me Ameriken dhe mbi të gjitha demokratet kunder njëri-tjetrit.
Ai bëri zgjedhje tjeter ndersa unë vazhdoj të besoj se konflikti i PD me perendimin është fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur kesaj force.
Respekt per ata që nuk e mendojnë këtë.Zoti ju dhëntë forcë.
Largimi i një personi të vyer si Alfred Rushaj nga Nën Kryetar i Partisë e detyroi Lulzim Bashen të gjente një zevendesues. Gishti i tij ra mbi mua. E kam pranuar me vetedije per sfiden dhe fundin e saj po ashtu me mirnjohje të thellë për mundesinë që me dha.
Zgjati veç dy muaj dhe u dorëhoqa si shënjë pergjeqëse dhe jo thjesht per emocionalitet për rezultatin e 6 Marsit të cilin po e kuptoja para se të numerohej gjatë diteve të mia në Shkoder një qytet që nuk ta fsheh nderim dhe ftohtësinë.
Të parin e kisha provuar gjatë viteve si publicist e analist të dytin asaj fushate. Vulen kesaj gjende ja vuri një grua e hazdisur në Serreq tek vraponte me biçiklete e cila leshoi një shkulm ” ah spiun i Sorosit” ! Sa krenar do jetë Doktori për këtë mendova.
Kjo ( dorëheqja) ndodhi me 7 Mars në dreke në zyren e Bashes dhe në darkë në nje mbledhje dramatike të grupit parlamentar u bë publike. Tre ditë me pas u dorëhoq edhe Grida Duma e cila pak muaj me vonë në shënjë perbuzje besoj më shumë se zhgenjimi la edhe mandatin duke perkufizuar me një akt kotësinë e shumëçkaje.
Asaj nate i gjithë grupi kerkoi dorëheqjen e Bashes dhe po kaq thirrje Berishes të terhiqej. Basha vetem mbane shenim zemerimin e të gjitheve.
Nuk ndodhen asnjëra. Basha bëri një hap pas de fakto po de jure në gjykatë është kryetar i PD.
Berisha as që kishte ndermend të terhiqej dhe po shijonte fitoren ndaj Bashes, marrjen e Shkodres, vendin e dytë në kater qytete të tjera dhe Rama që qeshej me ne si fitues numerash e jo vetem.
Edhe sot kur PD vazhdon të jetë ënde e perçarë zgjidhja do duhej kerkuar e gjetur pertej Berishes dhe Bashes. Prania e tyre , e të dyve , justifikohet me interesat e tyre personale po jo me perspektin e PD-së për tu bashkuar e për të ardhur në pushtet.
Ndonëse ndonjë ka shpresë që ta lë mandatin do të zhgenjehet po aq sa jam zhgenjyer unë me ngjarjet në PD. Këto nuk janë “kujtimet” e një patetiku delirant që pretendon të ndryshojë rrjedhen e ngjarjeve, bindjet e njerzve apo fundin e historisë po thjesht të një deshmitari që ka respekt per veten dhe qendrimet e tij të vuajtura.
Pas gjyqit apo vendimit të ” Zhukrit” Sali Berisha me të veter u kthye dhe mori Selinë e PD-së. Me gjasë as kthimi as rezistenca ndaj tij ishin pa kuptim. Fitoi forca e veprimit të parë. Ne na mbet në dorë një ankimim për të cilin skam asnjë meritë dhe asnjë faj e me këtë pohim nuk po bëj divorc.
Me të në dorë e me vulë në xhep u strehuam në kryesinë e Kuvendit si Opozita e Azerbajxhanit.
Dy palet dukshem të lenduar e mosbesues e per fat të keq po aq edhe qesharak në raport me veten dhe qytetaret. Siç thotë Kamyja na duhet një zot i pergjithshem që çdo njëri prej nesh të mos ndihet zot e ti bëjë gjëmem tjetrit kjo vlen edhe per grupin e mbetur të PD që si sonambul vertitet duke pritur Godonë që nuk duhet më të kthehet si qeleshe.
Ndaj në menyrë mistike ndihem pjesë e PD-së e njerzve që na votuan në Prill të 2021 sesa e grupeve të ndara per interesa individesh.
Po kaq vitit 2022 mbajti tek dyert e gjykates deputetin e Opozites Ervin Saliani i cili akuzohet per kallzim të rremë edhe pse nuk ka bërë fare kallzim.
Po ky është vullneti i Fatmir Xhafes dhe me vullnetin e tij nuk bën shaka as gjykata e as shumë ekpsonentë të mazhorances. Mister i madh kjo. Koha do ta bëjë të prekshem. Denimi i tij politik po ndodhi do të jetë një turp i drejtesisë, faj i politikes por edhe i vitit të ri 2023 që do donim të ishte më i mirë.
Pas 7 Marsit si kompensim ndaj vetes pos debatit parlamentar a ndonje dalje jo të shpeshtë publike jam investuar tek ana komike e politikes tek “Kronika e së Enjtes” për të cilen me duhet ti falenderoj koleget për lejen e heshtur që me kanë dhënë.
I falenderoj se edhe pse të veshur allafrënga unë mund ti sjell me xhubletë, edhe pse debatojnë me fjalë ti trajtoj si “luftetare epopeshë”, edhe se kanë emra i quaj Teta, Tezja, Kryezevendes Lideri, Babo, Halla, etj edhe se fjalet i kanë të hidhura tua lemoj me rimë për t’ju kujtuar se jeta në vetvete është ku e ku me e rendesishme se teatri i politikes.
E kur ajo politika iken si balone pa bisht në drejtim të paditur bëhet komike dhe humbet të drejten të trajtohet me seriozitet për dëmin që shkakton.Politika u shpik për tu sherbyer njerzve jo për ti habitur ata me paaftësine e saj kronike.
Diskutime rreth kësaj post