Arbër Hajdari dhe Vlera Devolli, mbrëmjn e djeshme kurorëzojnë dashurinë e tyre 5 vjeçare në martesë, ku dasmën Arbri zgjodhi që ta bënte në Elbasan, ku pjesëmarrës kanë qenë shumnë personazhe të njohura të ekranit shqiptar.
Disa nga VIP-at që morën pjesë në dasmën e Arberit dhe Vlerës, janë Lori Hoxha, Arbana Osmani me partnerin e saj, Eduart Grishaj, Beniada Nishani, Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Romeo.
Në dasmë kanë qenë të ftuar edhe figura si Aleksandër Frangaj, Armand Shkullaku, Saimir Kodra, por edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Ajo që ra në sy në dasmën e çiftit, ishin se ata kishin zgjdhur që në momentin që futeshin në lokal dëgjohej kënga e këngëtares së mirënjohur, Vaçe Zelës.
Babai i Arbrit bëri një urim special “Zoti ju trashëgoftë me pasardhës, qofshi urë lidhëse e Shqipëri-Dardani, që ka qenë, është dhe do të jetë një. Zoti qoftë dëshmitar dhe e pastë nën mbrojtjen e Tij, kurorëzimin e dashurisë tuaj në martesë. Amin”.
Diskutime rreth kësaj post