Demokrati Jamarbër Malltezi, ka denoncuar fshirjen e një statusi në Facebook, nga ata që ai i quan sufllaqexhinjtë e Lulzim Bashës dhe Endri Hasës.
Një grup përdoruesish të rrjetit social, kanë raportuar postimin e Malltezit ku ai ironizonte atë që ka ndodhur te Dega nr.4 e PD në Tiranë, ku nga 114 anëtarë, 104 prej tyre kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 Dhjetor.
Ndërsa nga grupi i WhatsApp të kësaj dege ishin larguar të gjithë anëtarët firmosës, duke mbetur aty vetëm kryetari i degës me dy bashkëpunëtorë të tij.
Një orë më pas, postimi fshihet nga Facebook me argumentin se janë thyer kushtet e privatësisë.
“Imagjino që këta që bllokojnë postimin në Facebook kërkojnë të nxjerrin formulare dhe numrat personale të delegatëve. Këtë që dënon ligji”.
Postimi:
“Hahahahahahaha Lajm i papare! Me heret nxorra nje postim qe modeli Basha qe kercenon se do perjashtoje nga PD delegatet qe do mblidhen me 11 Dhjetor ishte i ngjashem me ate qe kur mori vesh se kishin firmos 104 nga 114 delegate qe ka dega e PD i fshiu te gjithe vec 5 vetave Pa u bere 1 ore nga postimi me mbi 300 like, sufllaqexhinjte e Lulit/Hases e raportuan si postim qe shfaqen te dhena personale dhe nuk duhej postuar!!! Imagjino qe keta qe bllokojne postimin ne Facebook kerkojne te nxjerrin formulare dhe numrat personale te delegateve Kete qe denon ligji”, shkruan Malltezi.
Diskutime rreth kësaj post