Neymar vijon të riaftësohet pas dëmtimit të rëndë teksa do ti duhet që ëndrojë dhe 60 ditë jashtë fushave.
Në një intervistë që ai dha në kanalin “You Tube”, ka shprehur padurimin për t’u rikthyer sërish në fushën e lojës dhe zbuloi premtimin e madh që i ka bërë Bufonit.
“Jam krenar që ndaj dhomën e zhveshjes me Buffonin. I kam premtuar atij që do të bëjmë çdo gjë të jetë e mundur për të fituar Ligën e Kampionëve. Kur u dëmtova më dërgoi mesazh duke më thënë se kam shumë nevojë për ty. Unë jam tifoz i madh i Buffon”, kanë qenë fjalët e brazilianit.
Diskutime rreth kësaj post