Para një jave shënoi katër gola kundër Dijon, por u vërshëllye nga publiku. Të shtunën e kaluar, kundër Montpellierit, ai mori “falje” me duartrokitje. Por, a zemërohehet ylli brazilian i PSG-së me zhurmat e audiencës së tij? “Për mua është normale. Sigurisht, u zemërova me vërshëllimat e publikut në fund të lojës, por lojtari është aty për t’u bërtitur dhe përshëndetur. Varet nga çdo tifoz që është në stadium. Sidoqoftë, unë jam mësuar të vërshëllej dhe të duartrokas. Jam i lumtur për ndeshjen dhe fitoren. Ishte gjëja më e rëndësishme, që të vazhdonim udhëheqjen e klasifikimit”, – përgjigjet Neymar.
Në këtë linjë, një tjetër pyetje ngacmuese, e tipit: Pse nuk erdhët në këmbë për të përshëndetur tifozët tuaj? “Ndodhi kështu vetëm për shkak se kisha një siklet në shpinë”,– thotë braziliani.
Edinson Cavani u bë golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së, pasi shënoi kundër Montpellier golin e tij të 157-të me ekipin francez. A e di këtë gjë Neymar dhe a është i lumtur për partnerin uruguajan? Ja përgjigjia e tij: “Ishte e pamundur të mos dihej. Unë jam shumë i lumtur për të dhe do të vazhdoj të përpiqem ta ndihmoj në çdo ndeshje. Shpresoj se Cavani do të shënojë edhe shumë më tepër gola me PSG, natyrisht”.
Natyrisht, polemikat e ekzekutimit të penalltive vazhdojnë te PSG-ja. Çfarë mund të na thotë Neymar për këtë, cili është me të vërtetë përgjegjësi për këtë “specialitet” te parizienët? “Trajneri më zgjodhi mua të gjuaja penalltitë nga Gijonit. Nuk ka probleme me këtë çështje. Gjithkush e di se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes. Trajneri ka vendosur dhe unë duhet ta marr atë përgjegjësi. Unë jam i qetë dhe i lumtur këtu, me miqtë dhe shokët e mi. Kam ardhur këtu për të shkruar historinë, për të dhënë më të mirën dhe për të shënuar shumë gola”, – sqaron sulmuesi brazilian.
Ka pasur shumë diskutime për gjendjen e tij personale te PSG-ja. “L’Equipe” mori informacion dhe deklaroi se nuk është i kënaqur nga liga franceze. A është e vërtetë kjo? Neymar nënvizon: “Unë jam i qetë dhe i lumtur me shokët e mi, me lojën që po bëj dhe me golat që po shënoj. Kam ardhur për këtë, për të bërë histori dhe për të kërkuar më të mirën prej meje. Thashethemet gjithmonë do të jenë atje. Ato ekzistonin kur isha te Santos dhe te Barça. Ju e dini shumë mirë: të gjitha merkatot kanë diçka me emrin tim dhe është e pamundur të qëndrosh jashtë kësaj vorbulle transferimesh. Jam i lumtur këtu, jam mirë. Lojtarët e mirë gjithmonë vishen me spekulime. Mediat shkruajnë vetëm për mua. Çfarë mund të bëj?”
Në fakt, zërat për kalimin e tij te Real Madridi vijnë nga Spanja… Vetë Neymar nuk kompleksohet nga kjo gjë: “Kam folur edhe për këtë, gjithmonë do të ketë spekulime. Gjëja më e rëndësishme për ne është të shkojmë drejt objektivave. Objektivi i parë është të fitojmë Ligue 1, Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Kjo e fundit është gjëja më e rëndësishme për ne. Çmimet individuale do të vijnë më vonë”.
Më 14 shkurt, Neymar do të përballet me Cristiano Ronaldon sërish, tashmë jo si pjesë e Barcelonës. Çfarë mund të na thotë sulmuesi brazilian për portugezin dhe Real Madridin si ekip? “Unë e respektoj shumë Cristianon për historinë që ka bërë. Është pasqyra, në të cilën unë shoh veten. Ka 10 vjet në krye të futbollit botëror, si Messi. Të gjithë duam të bëhemi si ata të dy. Real Madridi nuk është vetëm Cristiano Ronaldo. Ka shumë lojtarë të mëdhenj atje”.
Diskutime rreth kësaj post