Një nga shërbimet më të mëdha të videotransmetimit në botë tashmë është i vlefshëm edhe në Shqipëri.
Vetë kompania bën të ditur nëpërmjet një njoftimi se do të jetë aktive edhe në 130 vende të tjera të botës.
Lajmi u bë i ditur nga bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv Reed Hastings, gjatë panarit të Konsumit Elektronik në Las Vegas, CES 2016.
“Me këtë lëvizje të re konsumatorët në të gjithë botën, nga Singapori në Shën Petërsburg, dhe nga San Francisco në San Paulo do të mund të shijojnë spektakle televizive dhe filma pa pritur më suhmë. Me ndihëmn e internetit, ne vendosim fuqinë në duart e konsumatorit që të shohë ç’të dëshirojë, kur të dëshirojë dhe në çdo pajisje të dëshirojë”, tha Hastings.
Megjithatë Netflix nuk do të jetë ende i vlefshëm në Kinë, ndërsa kompania po sheh mundësinë e zgjerimit të shërbimit. Gjithashtu nuk është e vlefshme në Krime, Korenë e Veriut dhe Siri, për shkak të sanksioneve të SHBA-së ndaj kompanive amerikane.
Burimi: Top Channel
Diskutime rreth kësaj post