Zonat bregdetare dhe të ulëta dominohen nga mot kryesisht i kthjellët por i ftohtë ndërsa në zonat Lindore do të ketë kthjellime dhe vranësira të dukshme.
Pasditja vijon në kushtet e moti të kthjellët dhe të ftohtë ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në Veri dhe Verilindje të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin sërish një rënie me 2°C gjatë mëngjesit por pritet një rritje e lehtë e vlerave termike ët mesditës, si pasojë e kthjellimeve të shpeshta.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi deri 22 km/h nga drejtimi Lindor dhe Verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Europa
Europa Veriperëndimore dhe zona e Alpeve Europiane do të përfshihen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore.
Po ashtu, Europa Lindore dhe kryesisht pellgu i Detit të Zi vijojnë në kushtet e vranëisrave me reshje të konsiderueshme shiu e dëbore.
Por mot i kthjellët por i ftohtë mbetet dominante në Jug dhe Veri të Europës si edhe në pjesën më të madhe të Europës Qendrore.
Diskutime rreth kësaj post