Analisti Lorenc Vangjeli e ka cilësuar protestën e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha “protestë private”.
I ftuar në studion e Abc Live, Vangjeli pohon se Berisha mendon për interesat e tij vetjake dhe jo për problemet reale të qytetarëve.
Analisti thekson se pjesëmarrja e ish kreut të PD-së Lulzim Basha dhe e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Alibeaj në protestë do të ishte e rrezikshme për ta.
Vangjeli nuk përjashton përdorimin e dhunës nga protestuesit.
“Kjo është protestë private e Berishës. Po tentohet të bëhen bashkë hallet reale të qytetarit shqiptar me hallet personale të Berishës.
Në mënyrë të përsëritur është treguar se Berisha nuk është zgjidhësi i halleve të shqiptarëve, ai është një hall për tu zgjidhur për shqiptarët. Qytetarët kanë arsye për të qenë në bulevard, por arsyet e tyre janë të ndryshme nga ato që ka Berisha. Çfarë do të ndodhte nëse shkonte Basha në protestë, apo Alibeaj. Berisha tha se nuk ua këshillon. Kjo do të thotë që ata rrezikojnë shumë. Ne kemi një grup parlamentar pa parti dhe një parti që nuk kontrollon grupin parlamentar”, tha Vangjeli në Abc Live.
Diskutime rreth kësaj post