Ditën e nesërme përfundon zyrtarisht gjendja e fatkeqësisë natyrore në vendin tonë. Mirëpo ndërkohë që numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të rritet nga dita në ditë, madje dje u shënuan 71 raste të reja, pyetja e të gjithëve është nëse do të shtyhet apo jo gjendja e fatkeqësisë natyrore.
Ndërkohë sjellim në kujtesë deklaratën e kryeministrit Rama të datës 2 qershor, ku u shpreh se qeveria nuk ka në plan që ta shtyjë sërish gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Kreu i qeverisë theksoi se shtyrja mund të bëhet në disa zona, më konkretisht qytete bregdetare.
Kujtojmë që gjendja e fatkeqësisë natyrore u shpall më 24 mars, ku në vend u shënuan edhe viktimat e para nga COVID-19. Teksa numri i viktimave dhe të infektuarve rritej, Kuvendi vendosi shtyrjen e saj me dy muaj, deri më 23 qershor.
Tashmë pritet të komunikohet nga qeveria vendimi i ri.
Diskutime rreth kësaj post