Artan Broci është njëherazi anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ai do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.
Broci e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, funksion të cilin e mbajti deri në vitin 2010, kur u transferua në Gjykatën e Apelit.
Ndërsa në prill të vitit 2013, Broci u dekretua anëtar i Gjykatës së Lartë.
Sipas të dhënave të analizuara nga BIRN, gjyqtari Artan Broci zotëronte një pasuri familjare në vlerën e 7.2 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, e ndërkohë në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare është rritur me më shumë se gjashtë herë, duke kapur vlerën e 44.5 milionë lekëve të reja.
Ndërkohë, analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit së bashku me vlerësimin e aftësive profesionale dhe kontrollin e figurës.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post