Mos u habisni nëse, teksa jeni duke lexuar një libër në autobus dhe prisni që të paguani paratë, fatorino mund të mos vijë për t’ua kërkuar.
Nesër në transportin urban në Tiranë bileta e autobusëve do të jetë libri që po lexoni.
Ndaj bëni mirë që nesër, në ditën ndërkombëtare të librit, ta nxirrni romanin nga poshtë jastëkut dhe ta merrni me vete. Ai do të jetë bileta juaj.
Kjo është nisma që ka zgjedhur Ministria e Kulturës, në Ditën Ndërkombëtare të librit, për të promovuar leximin.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shkruan:
“Mos e lër në shtëpi librin që po lexon. Merre me vete. Në 23 Prill do të jetë bileta jote në urbanët e kryeqytetit. Udhëto falas, leximi të hap rrugët“, përfundon Margariti.
Diskutime rreth kësaj post