Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se Kuvendi Kombëtar është ai i 18 dhjetorit. Gjatë fjalës së tij Bardhi deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha ka përdorur retorikë përçarëse.
“Mes të shkuarës dhe të ardhmes anëtarët e Kuvendit Kombëtar të PD kanë zgjedhur të ardhmen e PD, kanë zgjedhur interesin e PD dhe jo interesin personal të zotit Berisha”, tha ai.
Po ashtu Bardhi në komunikimin e tij theksoi se çdo kryetar degë që është angazhuar është i pranishëm në datë 18 ndërsa e cilësoi 11 dhjetorin një tubim.
“11 kryetarë të degës nuk kanë pranuar që të jenë pjesë e procesit të 18 dhjetorit. Të gjithë ata që nuk kanë kryer përgjegjësitë, si sekretar kam nisur përgatitjen e një raporti dhe shumë shpejt do të mblidhet Kryesia për të parë veprimet e mëtejshme”, tha ai.
Bardhi shtoi gjithashtu: “Kuvendi i datës 18 është thirrur nga Kryesia e partisë, konfirmimi nënkupton marrjen pjesë në një tubim ndodh gjithçka, nuk mund të them se çfarë mund të ndodhë nesër. E sigurt është që asnjë organ i PD nuk është në atë tubim.”
Diskutime rreth kësaj post