Duke nisur nga e enjtja e 31 tetorit mos harroni të merrni me vete çadrat dhe të visheni ngrohtë. Shirat do të nisin ditën e fundit të muajit duke sjellë zyrtarisht vjeshtën. Reshjet do të përfshinë të gjithë territorin e vendit por nuk do të jenë intensive.
Meteorologu i Metoalb Hakil Osmani thotë se temperaturat do të ulen duke iu afruar vlerave normale të stinës.
“Më të dukshme vranësinat dhe reshjet e shiut do të jenë në zonat malore dhe kryesisht në zonat jugore. Nuk do të jenë me intensitet të lartë dhe nuk do të jenë të vazhdueshme në kohë.Vlerat do pësojnë një rënie. Vlerat minimale do të jenë deri në 3 gradë celciues ndërsa maksimalet në 24 gradë.”- shprehet ai.
Por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Pas të premtes reshjet e shiut do të ndërpriten, temperaturat do të njohin rritje duke sjellë sërish ditët e ngrohta.
Diskutime rreth kësaj post