Ditën e nesërme në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, në bibliotekën e qytetit të Gjakovës. Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka publikuar agjendën finale të mbledhjes që nis me pritjen e Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.
Në përfundim të mbledhjes së përbashkët, është planifikuar një ceremoni e nënshkrimit të marrëveshjeve që priten të nënshkruhen.
Më pas në orën 13:15, në Teatrin “Hadi Shehu” pritet të mbahet një konferencë e përbashkët e Kryeministrit Albin Kurti dhe Ramës.
Pas konferencës, ZKM-ja në Prishtinë njofton se Kryeministri Kurti ka planifikuar t’i shtrojë drekë Kryeministrit Rama dhe ekipit të tij.
Dita përfundon pas orës 16:00, kur është parashikuar një takim i dy kryeministrave me kryetarët e qyteteve që ndodhën në vijat kufitare Kosovë–Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post