Analisti Artur Zheji ka komentuar vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, që pritet të zhvillojë nesër në Tiranë.
Zheji u shpreh se fokusi i kësaj vizite është siguria e Ballkanit Perëndimor.
Por gjithashtu Zheji nënvizoi se një tjetër çështje me rëndësi që do të marrë vëmendjen është edhe ajo e drejtësisë, pasi do të ketë takim edhe me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
“Mendoj që Blinken vjen sepse i intereson siguria e Ballkanit Perëndimor. Takimi me Ramën është më i rëndësishmi. Nëse do ta ndaj veç Dumanin, diçka do t’i thotë. Pra nëse ka një bisedë të veçantë me Dumanin, diçka luan. Padiskutim që do të ketë mesazhe të rëndësishme direkt me Ramën. Duke qenë se është personazhi që ka njoftuar non-gratën, ‘nuk e kap radari fare doktorin dhe kush është me doktorin’ dhe kjo është e dhimbshme për opozitarizimin në Shqipëri. Kemi një ‘guberne’ proamerikane, jemi proamerikanë, por nga ana tjetër me zerimin apo minimizimin e opozitarizmit që janë bërë antiamerikane. Sot situata është shumë në favor të Ramës, por jo shumë në favor të një ekuilibrit që mund të ketë një vend. Blinken ndoshta do të kërkojë që SPAK të jetë më i fortë dhe ndoshta SPAK do të jetë opozita e munguar. “Ne do ta mbrojmë SPAK si e vetmja opozita që të mos grabitet arka e shtetit”. Kjo është e gjithë logjika”, u shpreh Zheji.
Diskutime rreth kësaj post