Lefter Maliqi nuk i ndahet SPAK, pas kallëzimit lidhur me pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve në bashkinë Kuçovë dhe akuzave për funksionarët e KZAZ-ve, njofton tjetër kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme.
Në një postim në ‘Facebook’, thotë se “s’keni parë gjë akoma” duke shtuar se të hënën do të bëjë tjetër kallëzim për zgjedhjet e 14 Majit në bashkinë Kuçovë.
“SPAK zgjohu! Tjetër kallëzim penal të Hënën! Krimi shtetëror dhe elektoral në Bashkinë Kuçovë i provuar me fakte të pamohueshme. S’keni parë gjë akoma! Komisionierë vëzhgues, numërues, operatorë, punonjës të administratës dhe Bashkisë etj., në shkelje flagrante. Çdo provë në KQZ, “Kolegj Zgjedhor” SPAK dhe organizmat ndërkombëtar”, shkruan Maliqi në Facebook.
Maliqi thotë se në kallëzim do të përfshihen edhe zyrtarë të lartë, drejtues të PS dhe të Bashkisë që pretendon se kanë shoqëruar votues me imponim duke kryer shpërdorim të detyrës.
“Kutitë e votimit u lanë në mëshirë të fatit në duart e krimit ku ngjitur me kutit ishte dera e qendrës së kulturës së Bashkisë me dere nga KZAZ ngjitur me kutite dhe me dalje në Shkollen e mesme etj etj etj. Skandal i vërtetë! Tjetërsim i votës, manipulim, vjedhje, abuzim. Çdo gjë do të zbardhet mediatikisht dhe ligjërisht. Hetim dhe ndëshkim! S’ka kthim pas! Bashkia Kuçovë e grabitur do ju kthehet banorëve!”,– shkroi Maliqi.
Ditën e nesërme, KAS jep vendimin nëse do të ketë rinumërim të votave në të gjithë bashkitë e Kucovës, apo do të njohë rezultatin që shpall fitues kandidatin socialist Kreshnik Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post