Nga nesër për Jozefina Topallin nisin 30 ditët e fundit të betejës së saj më të rëndësishme politike, një betejë kundër klasës ekzistuese politike, ose siç i quan ajo tre kryetarët.
Topalli nuk synon të marrë 71 mandate, raporton Vizion Plus, por në mënyrë të qartë ajo kërkon të marrë mandate aq sa për të përcaktuar kryeministrin e ardhshëm të vendit
“Besojmë se do të bëhemi faktor i rëndësishëm për t’i larguar nga skena politike dhe për të filluar procesin e krijimit të një elite të re politike.
Boll më me 3 persona që në 3 dekada kanë vendosur çdo gjë dhe kanë pasur një impakt që ka shpartalluar jetën e shumicës së shqiptarëve”, – deklaron Topalli.
Topalli hyn në këtë fushatë me tre parime kryesore: lufte kundër korrupsionit, beteja kundër papunësisë dhe sfida për rend e siguri.
Dhe kur bëhet fjalë për korrupsionin, Topalli ka një ide se ku duhet të nisë vetingu.
“Pse nuk fillojmë pak prej hetimit të pasurisë të 3 kryetarëve të partive. Le të fillojmë njëherë këtu, sepse ata janë oligarkët e vërtetë.” – pyet Topalli.
Diskutime rreth kësaj post