Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova ka niasur me debate për këngëtarin Blero. Kjo pasi në fillim të mbrëmjes u publikua një klip, ku tregonte se si banorët e tjerë kanë folur për të.
Opinionistët e programit e kanë komentuar sjelljen e Bleros brenda në shtëpi, me Bledi Manen që i ka thënë se Blero është shumë i heshtur në shtëpi.
Ai në një moment ia ka shprehur edhe mungesën e dashurisë ose të dy ish-bashkëshorteve të tij, si arsye të kësaj gjendjeje.
“Nëse ndjen për dikë shprehu, nëse të mungon ndonjë nga ish-bashkëshortet tua, shprehu. Ke dhomë rrëfimi, ke banorë ku mund të flasësh hapour”, ka thënë Bledi Mane.
Në atë moment ka ndërhyrë Blero i cili ka thënë se është jo korrekte shprehja “ish-bashkëshorte”, gjersa më pas Bledi reagoi duke thënë se nu ke ka pasur për të keq.
Diskutime rreth kësaj post