Teksa po zhvillohej një seancë dëgjimore me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për projektligjin e amnistisë, ka pasur debate të forta në Komisionin e Ligjeve, që pasuan me largimin nga mbledhja të deputetit Adratik Alimadhi, i cili pretendoi se u ndje i fyer nga kolegët e mazhorancës.
Që në fillim ai kërkoi që t’ia bënte pyetjet një e nga një ministres, por që u kundërshtua nga socialisti Bashkim Fino.
Fino: Zbato rregulloren, çdo deputet ka të drejtë për të bërë pyetje, jo përgjigje të pyetjeve një nga një, pyetjet bëhen të gjitha bashkë
Manja: Do bëjmë një përjashtim për zotin Alimadhi
Ndërkohë që teksa ishte duke folur Alimadhi, pati ndërhyrje nga ana e socialistëve, që deri diku ishin tallëse në drejtim të përfaqësuesit të Ballit Kombëtar.
Alimadhi: Qeshni kur unë flas, më thoni nëse nuk më doni në komision dhe largohem. Nuk ofendoj asnjë, mos qeshni të paktën kur flas. E bëtë një opozitë që të ikte, po largohem edhe unë!
Pas kësaj Alimadhi la mbledhjen, ndërkohë që ministrja Gjonaj vijoi raportimin për amnistinë përpara deputetëve të forcës së saj politike.
Nga amnistia e propozuar nga ana e qeverisë, pritet që të përfitojnë 164 të dënuar, mes tyre dhe 22 gra dhe një i mitur.
“Sipas analizës që ne kemi kryer, rezulton që përfitojnë 164 të dënuar: 141 janë meshkuj dhe 22 janë femra. Njëri është i mitur”, – tha ministrja Gjonaj.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post