Ish-kryeministri Aleksandër Meksi duke vlerësuar masat e marra në fillim të pandemisë është shprehur kundër për lehtësimin e tyre në këtë fazë.
Në një intervistë për Report Tv, Meksi zgjodhi që të mos jepte një notë për vendimet e marra nga qeveria Rama, por tha se nuk është aspak dakord me hapjen, sipas së cilit shqiptarëve po u thuhet “bëni çfarë të doni”.
“Shkollat janë mbyllur nuk ka nota për qeverinë Rama. Ai bëri mirë që e mbylli, nëse bëri mirë kur hoqi kufizimit, nuk është në lartësinë e duhur që e ka lëshuar fare “bëni cfarë të doni”. Mos bërja e tamponëve do të bëjnë që ne të mos e dimë fare se ku jemi, nëse nuk marrim këto masa, rrezikojmë për një valë e re.
Nuk ka nevojë që të merret shembull Suedia, se aty jetojnë suedezët, ne jemi në Shqipëri me kushtet tona, që priren të jenë të lumtur kur u vjen një e-mail me konspiracion”, tha Meksi.
Diskutime rreth kësaj post