Plakja e ngadaltë dhe vonë është e çdo kujt, dhe ekspertët thonë se një lëkurë e re përgjithmonë mund të arrihet shumë lehtë me disa këshilla te vogla.
Krema kundër diellit duhet të jeta gjithmonë prezentë në lëkurën tuaj.
Nëse duam të kemi një lëkure rinore, atëherë duhet te përdorim gjithmonë krem kundër diellit edhe nëse nuk ka diell aspak. E vetmja kohë kur nuk keni nevojë ta përdorni është nëse është errësirë, thotë Harold Lancer, dermatolog.
Kremrat anti-rrudhë
Nuk duhet patjetër të keni rrudha që të filloni të përdorni kremra anti-rrudhë, thonë dermatologet. Nëse fillohen të përdoren më herët ne moshë, atëherë rrudhat do te fillojnë të shfaqen më vonë. Kremrat anti-rrudhë zakonisht përmbajnë –përzierje të vitaminës A dhe vitaminës C, të cilat së bashku ndihmojnë në forcimin e lëkurës.
Bëjini fytyrës suaj pastrim të thellë.
Preferohet që së paku njëherë në javë ta pastromë fytyrën me “scrub” apo shampon me përmbajtje të kokrrave, të cilat largojnë qelizat e vdekura të lëkurës. Duhet të kemi kujdes sepse përdorimi i shpeshtë i kësaj metode. Thanë lëkurën tuaj dhe rrudhat shfaqen më shpejt.
Mos flini me makijazh ende në fytyrë.
Fytyra jonë rigjenerohet më së shumti gjatë kohës që jemi në gjumë. Kur truri jonë është duke pushuar, ajo është koha kur lëkura jonë fillon punën e saj dhe poret fillojnë të marrin frymë. Makijazhi përveç që mund të përmbajë shumë baktere të këqija për lëkurën tonë, ai gjithashtu pengon poret të hapen dhe të mbushen oksigjen. Kjo do të qoj deri tek aknet, shenjat në lëkurë dhe thatësia e lëkurës.
Pini sa më shumë ujë.
Jo më kot thuhet se uji është burim i jetës. Që uji është i mirë për shëndetin këtë e dimë, mirëpo do të mrekulloheni më rezultatet që do keni nëse do filloni të konsumoni sa më shumë ujë. Uji është mik për lëkuren tuaj, sidomos për pjesën e fytyrës.
Diskutime rreth kësaj post