Deputetja Rudina Hajdari i është përgjigjur menjëherë kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili e sfidoi në Kuvend duke thënë se nëse Librazhdi dhe Përrenjasi nuk kanë ujë të pijshëm sikurse akuzonte ajo, nuk do të kandidonte më për deputet.
“Taulant, a e di ti që vendlindja jote, zona që të ka mbështetur kaq shumë me vota, që të ka bërë një njeri të rëndësishëm, është më e varfëra në Shqipëri.
Më e varfëra Taulant!
Si ka mundësi që ju jeni shkëputur kaq shumë, që ju ka ikur fare ndjeshmëria, që nuk doni tja dini më për njerëzit por e keni mendjen vetëm te fitimet tuaja personale?
Si ka mundësi që keni 30 vite në politikë dhe nuk ngopeni?
Por dua tju them edhe dy fjalë qytetarëve të mirë:
Të dashur qytetarë, asgjë nuk do të ndryshojë nëse ne të gjithë sillemi njësoj. Nëse kjo klasë politike për 30 vite të ka sjellë varferi, papunesi, korrupsion dhe emigrim, nëse e mbështet me votë, je duke mbështetur varferinë, papunesinë, korrupsionin dhe emigrimin. Je duke votuar kundër të ardhmes së fëmijëve, je duke votuar kundër vetes tënde.
Te dashur shqiptarë të mirë e punetorë, duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, që të ndryshojë realiteti.
Ka ardhur koha që me këtë klasë politike të sillemi, sic sillemi me rrobat e vjetra kur ato grisen e konsumohen. Duhet ti paketojmë dhe ti hedhim te koshi i vjetërsirave.
Unë jam e bindur që kjo do të ndodhë, e ndiej kudo qe kjo do të ndodhë.
Këta do humbasin, e reja do fitojë!”, shkruan Rudina Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post