Gjumi është shumë i rëndësishëm dhe askush nuk duhet të luaj me të, madje as partneri juaj. Nëse ka diçka që nuk shkon në martesën tuaj dhe ju nuk dini si ta rregulloni atë, mendoni njëherë të flini në krevate të ndarë.
Lexoni më poshtë benefitet që do të keni:
Do të zgjohesh më e lumtur
Oh, kjo është e sigurt që do të funksionojë. Askush nuk mund t’ju bezdis duke gërhitur apo goditur pavetëdije. Faktet thonë që partnerët zgjohen mesatarisht tetë herë gjatë natës për shkak të pagjumësisë, obezitetit apo depresionit.
Seksi do të jetë më pasionantë
Duke fjetur në shtretër të veçantë ju shmangni rrezikun e të qenit i detyruar apo i refuzuar nga partneri juaj. Dita e zënë dhe rutina do t’i bëjë takimet tuaja më energjike dhe pasionante.
Ndihesh më tërheqëse
Gjumi ka një mal me të mira shëndetësore dhe fakti që bën një gjumë të rehatshëm do të bëjë të ndiheni më tërheqëse dhe seksi.
Do ta vlerësoni marrëdhënien më tepër
Kjo ndodh natyrshëm kur jeni të lirë të bëni atë që doni dhe njëkohësisht keni mirëkuptimin e partnerit. Do ta shihni partnerin me një sy tjetër dhe do të keni më shumë vlerësim për të.
Debati do të jetë një ëndërr e keqe
Kur gjumi prishet edhe ju do tentoni të thoni gjëra që nuk doni t’i thoni. Bëheni nervoz dhe shpesh mund të debatoni. Gjumi i pandërprerë është çelësi për zvogëlimin e nervozizmit dhe luhatjeve të humorit.
Më shumë kohë për veten
Është e vërtetuar shkencërisht që të fjeturit në këtë mënyrë të lë më shumë hapësira të kujdesesh për veten.
Diskutime rreth kësaj post