Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma është shprehur se nuk preferon që ta shohë veten në intervista apo që të lexojë çdo lajm që shkruhet për të. E ftuar në “RTSH”, Duma tha se nuk e lejon as djalin e saj që ta shohë dhe ndërron kanalin televiziv kur sheh se ai po e ndjek në ekran. Referuar komenteve për pamjen e jashtme, Duma tha se nuk ka asgjë të tepruar tek ajo. Deputetja shtoi se veshja sipas saj, është një element shumë i fortë në politikë.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Si ia dilni vetëm në gjithë këto situata, lajme që shkruhen?
Grida Duma: Nëse ka nga ato që janë të padëshirueshme e jo të vërteta, kam edhe unë ato mbrojtësit e mi që nuk më lënë që t’i lexoj. Nëse do të çmendesh në ditët e sotme, shiko, ulu dhe shiko se çfarë kanë shkruar për ty. Unë nuk preferoj ta shoh veten në intervista, kur im bir e çon televiziorin diku ku jam unë, i them hiqe. Në rast se shkruajnë për veshjen, unë di që nuk kam asgjë të tepruar, por jam e kuruar. E konsideroj veshjen diçka shumë të fortë në politikë.
Diskutime rreth kësaj post