Të gjithë ata që kanë në plan të blejnë një automjet gjatë vitit 2020, duhet ta dinë se nuk do të regjistrohet apo zhdoganohet nëse nuk përmbush kriterin “Euro 4”.
Vendimi për të ndaluar importin e makinave që nuk përmbushin standardin Euro 4 ishte parashikuar të hynte në fuqi në Janar të këtij viti por u shty për në 1 janar 2020 për shkak se tregtarët e makinave ngritën shqetësimin se shumë automjete të blera nuk plotësonin kriterin.
Tashmë duke filluar që nga dita e parë e 2020, 1 janar nuk do të lejohet regjistrimi i asnjë makinë e përdorur dhe që nuk është euro 4.
Ndërkohë sa u takon makinave me kilometrazh zero, ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6, të gjitha këto kritere që janë të parashikuara në VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së shërbimit të Transportit Rrugor për periudhën Janar – Nëntor janë regjistruar 5.486 mjete me vit prodhimi mbi 2009, euro 4 e lartë një rritje me 42.5% krahasuar me 2018.
Ky vendim është marrë që në vitin 2018 si një masë për të ulur nivelin e lartë të ndotjes që shkaktohet nga makinat e përdorura.
Diskutime rreth kësaj post