Nga: Ylli Manjani
Sali Berisha, sipas Alibashës, qenka “babi e Zenit”.
Një minutë, po Ai babi i Zenit ishte edhe kur AliBashëve u dha pushtet!? Edhe kur u dha partinë, babi i Zenit ishte. Edhe kur i mori në mbrojtje nga zullumet që kishin bërë, babi i Zenit ishte.
Nëse babi i Zenit qenka problemi i tyre, përse pranuan ofiqe nga Ai?!
Më në fund pse luftojnë për të mbajtur me gjykatë partinë e babit të Zenit?!
Ç’do me thënë kjo?!
Kjo quhet mosmirënjohje. Mosmirënjohësit janë më të poshtrit.
Dhe sa për të freskuar pak memorien politike që AliBashët duan ta fshijnë, këtij babit të Zenit i erdhi për vizitë zyrtare i pari dhe i vetmi President i SHBA-ve. Po këtë babin e Zenit NATO e ftoi të firmoste anëtarësimin e Shqipërisë.
Të gjitha këto pasi Gërdeci kishte ndodhur…
Ah, po, dhe Gërdeci madje edhe e votoi në 2009-ën, këtë babin e Zenit…
Diskutime rreth kësaj post