E mbani mend Hazbi Kasën e Këlcyrës që mallkonte nëse nuk e votoni? Epo Neritan Ceka mallkon nëse votoni…
Ish-kreu i Aleancës Demokratike dhe një prej figurave kryesore të politikës post-komuniste ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme me mallkime ndaj atyre që votojnë në 30 Qershor.
“Shqiptarë, ju vraftë Zoti dhe ju qërrofshin sytë nëse votoni. Ju zëntë bukën e kalamajve” – tha Ceka ndër të tjera, teksa shtoi se të drejtën e votës e ka sjellë ai me disa shokë.
Kujtojmë se Ceka ka shërbyer edhe si këshilltar i ish-kryeministrit Berisha.
Për më tepër ndiqni videon:
Video:
Diskutime rreth kësaj post