Mbrëmë (e hënë) e eliminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova ishte Kader.
Kaderi ishte njëra nga konkurrentet e cila krijoi lidhje brenda shtëpisë me banorin tjetër Lumbardhin.
Ajo gjithashti njihet edhe për sinqeritetin e saj, edhe për gjërat interesante që i thoshta ndonjëherë.
Kader njëherë përgjatë një bisede me Blerandon kishte thënë: “Nëntë muaj ditë, në bark të nënës time unë vetëm kam qëndruar, se kam pasur askënd, as motrën time se kam pasur.”
Kjo thënië e saj u bë virale, duke u komentuar, e duke u shpërndarë gjerësisht nëpër rrjete sociale.
Mbrëmë, pasi u eliminua, në studio Nderimi i cili po zëvendësoi përkohësisht Bledi Manen, ia kujtoi bukuroshes këtë fjali asaj, duke i treguar që është bërë “meme”.
Kaderi kishte harruar që kishte thënë kështu, por dukej se nuk e brengoste ky fakt, pasi bukuroshja, e përsëriti dhe qeshi edhe vetë.
Ka mbetur edhe pak ditë që ky spektakël të mbarojë dhe të shihet se kush do të jetë fitues i çmimit të madh.
Diskutime rreth kësaj post