Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria ka nënshkruar me SHBA Memorandumin e Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.
Postimi i Ramës:
“Një hap i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.
Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor, atë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.”, – ka shkruar Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post