Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është përgjigjur raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.
Ky i fundit tha se krijimi i një një qeverie teknike nuk është i nevojshëm dhe se debati duhet të zhvillohet në Parlament.
Pas kësaj, ka ardhur reagimi i ashpër i Spahos, i cili ka hedhur akuza të forta, duke shkuar deri aty sa shprehet se Fleckenstein është paguar për të bërë deklarata kundër opozitës.
Pavarësisht deklaratave te eurodeputetit, Spaho thote se opozita nuk do të heqë dorë nga qeveria teknike pavarësisht atyre që thotë Fleckenstein.
“Nuk çuditemi që flet kështu. Ta kanë bërë shërbimin. Por edhe ne mos kujto se do ndërrojmë mendje nga çfarë thua ti”, shkruan Spaho.
Diskutime rreth kësaj post