Blogerja shqiptare, Vjosa Muriqi ka ndarë një lajm shumë të ëmbël me ndjekësit. Ajo është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë.
Vjosa ka publikuar në rrjete sociale disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. “Jam shtatzënë! Faleminderit Zot se na gëzove-familja jonë po shtohet”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se blogerja është nënë e dy vajzave. Vogëlushet quhen Dea dhe Parajsa dhe e ëma publikon shpesh video dhe foto pranë tyre në rrjete sociale.
Diskutime rreth kësaj post