Këngëtarja e njohur, Fifi dhe biznesmeni, Adis Patushi, janë në një lidhje dashurie prej disa muajsh. Ata u njohën kur artistja la shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe prej atij momenti nuk janë ndarë në asnjë çast.
Dyshja janë përfolur herë pas here që do të bëhen prindër, por i kanë mohuar zërat.
Së fundmi, Fifi ka realizuar një “Ask Me” në Instagram, ku ka marr shumë pyetje. Ndër të tjera, ajo është pyetur se kur do të bëhet nënë për herë të parë.
“Kur t’i vijë koha”, ka shkruar Fifi, duke lënë të kuptohet se nuk e kanë në planet më të afërta.
Diskutime rreth kësaj post