Deputeti i PD Edi Palpka thotë se Rama lujti rolin e viktimës dje në Vlorë ky bëri publik faktin se nëna e tij, Aneta Rama, po përballet me një sëmundje shumë të vështirë.
Në një postim në facebook Paloka shprehet e kryeministri kur nuk bën dot “të fortin” dhe arrogantin luan rolin e viktimës që të ngjallë meshirën e të tjerëve.
“I turpshem ne cdo akt qe ndermerr…Kur nuk ben dot “te fortin” dhe arrogantin, luan rolin e viktimes qe te ngjalle meshiren e te tjereve.
Per hir te karriges eshte gati te perdore dhe familjen madje dhe duke sajuar situata te paqena sic beri ne emisionin e Eni Vasilit apo dje ne Vlore”- shkruan Paloka në facebook.
Ky reagim i tij erdhi pas fjalës së Ramës në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, dhënë nga Urdhri i Stomatologut për Aneta Ramën.
Në këtë ceremoni kreu i qeverisë ka shpjeguar arsyen e mungesës së nës së tij në marrjen e këtij titulli, pasi ajo po përballet me një sëmundje shumë të vështirë.
“Urdhri i Stomatologut nderon nënën time, Anetën, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme, sepse prej disa kohësh është në një përpjekje jo të lehtë, me një sëmundje shumë të vështirë.
Më takon mua që në emër të saj, të falënderoj nga zemra këdo që pati mirësinë të kujtohet për figurën dhe kontributin e saj në këtë fushë, si një ndër gratë e para që shkulën dhëmbët e burrave në Shqipëri”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post