“Naumi s’do ta bënte kurrë këtë gjë. Ai i donte shumë fëmijët. Nuk e di, por mund të kenë pasur gisht ata që e kanë shoqëruar Marselën. Naumi linte kokën për fëmijët.”
Ky ka qenë rrëfimi i nënës së Marsela Toshit, Mimoza Gremi e cila teksa për herë të parë foli në media në lidhje me krimin e trefishtë që ndodhi në Korçë pak ditë më parë, ku babai mbyti fëmijët e më pas veten.
Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, Mimoza hedh poshtë çdo pretendim se fëmijët mund t’i ketë vrarë Naumi, pasi ai sipas jepte jetën për ta.
Nga ana tjetër ajo ngreh dyshime se pas këtij krimi makabër fshihen personat që mund ta kenë shoqëruar në shtëpi natën e vrasjeve vajzën e saj. Ndërkohë, Mimoza ka treguar një anë të herët të vajzës së saj, duke thënë se ajo kishte bërë shumë gabime në jetë. Ndërkohë ajo nuk nguroi të thoshte se Marsela duhet të ishte në burg dhe jo e lirë pas kësaj ngjarje.
Ç’mund të na thoni në lidhje me ngjarjen?
Kam kaq vite që kam ikur në Itali. E kam njohur shumë mirë Naumin. Ai s’do ta bënte kurrë këtë gjë. Ai i donte shumë fëmijët. Nuk e di, por mund të kenë pasur gisht ata që e kanë shoqëruar. Se kuptoj pse e la policia që të ikte, pasi këtu në Itali s’të lënë të hedhësh hapin. Nuk ka mundësi ta ketë bërë Naumi, pasi ai linte kokën për fëmijët. Sidomos për atë të madhin. Sa herë që më merrte në telefon, ajo kërkonte lekë, ose ankohej që e kishte përzënë nga shtëpia. Unë kam hallet e mia,
Marsela e ka nga rehati se s’ka punuar një ditë në jetën e saj. Më mori ne telefon ate dite, une s’ja hapa nga inati se kam hallet e mia. Vajza ime ka bërë disa gabime që nuk falen. Të gjithë kemi gabuar por jo si ajo. Burri ia fali një herë dy herë, e mori në shtëpi. Nëse ajo është në Shqipëri në burg le të rrijë se nuk janë pak dy fëmijë, jo një. Ajo thoshte gjithmonë; ‘Ti më le rrugëve. Ti s’më dhe lekë. Këtë edukatë kam’.
Si i kishte marrëdhëniet Marsela me Naumin?
Ai më merrte në telefon dhe më shpjegonte në telefon çdo hall. Naumi njëherë më mori në telefon dhe më tha se Marsela më ka denoncuar. Më tha çfarë të bëj. Ai ishte njeri i mirë, unë thash që shyqyr që gjeti një njeri të mirë, pasi ai ishte njeri dede.
Ju keni dijeni se ku ndodhet Marsela?
Nuk kam folur më me të në telefon. S’e di ku ndodhet. Edhe nëse do ishte në varrim, nuk do ta takoja.
Diskutime rreth kësaj post