Nëna e Luizit ka folur për herë të parë për eksperiencën e djalit të saj në Big Brother Vip. Në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH ajo ka komunikuar me moderatoren Fjodora Fjora duke i treguar se e ka ndjekur të birin në eksperiencën e Big Brother Vip dhe është e lumtur për këtë rrugëtim të tij.
Në mbyllje të telefonatës, moderatorja perifrazoi disa fjalë nga biseda me nënën e Luizit. “U detyrova ta heq sepse ajo është pa qejf. Jam e lumtur që Luizi është mirë. Aty është një lojë e madhe nevrash për të gjithë. Uroj të ketë sa më pak njerëz negativë dhe ta shijojnë. Do kisha dash të isha aty por gjendja shëndetësore nuk ma lejon”, është shprehur ajo.
Nga ana tjetër miku i Luizit, Meridiani i cili po ashtu ishte i ftuar në studio tregoi se nëna e këngëtarit nga Shkodra nuk është shumë e interesuar për çmimin e madh por për gjendjen e djalit.
“Unë flas shpesh dhe kur i them që Luizi do fitojë më thotë: Unë dua që djali im të dalë ashtu si ka hyrë duke qeshur”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post