Nëna e futbollistit shqiptar Leon Dajaku, Blerta ka konfuzuar fansat e djalit me pamjen e saj pasi shumë e kanë ngatërruar si partneren e tij.
Blerta Dajaku, një estetiste kosovaro-shqiptare, ka fituar një numër të madh ndjekësish për shkak të pamjes së saj dhe jetës që bën. Blerta ngjason si një 20-vjeçare, por në fakt është 40-vjeçe dhe në mars është bërë gjyshja e një mbese të quajtur Nava, që është vajza e futbollistiti 23-vjeçar Leon Dajaku.
Blerta shpesh ndan momente nga stili i saj i jetesës në Instagram dhe ka vizituar destinacione si Dubai, Maldivet dhe Paris. Postimet e saj të mbushura me energji kanë tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët e lavdërojnë për pamjen e saj. Komentet si “e bukur” dhe “mahnitëse” janë të zakonshme në postimet e saj, dhe disa ndjekës madje e kanë ftuar edhe për biseda private.
Dajaku, i cili tani luan për Hajduk Split, ka pasur një karrierë të suksesshme duke fituar titullin e Bundesligës me Bayern Munich në 2020.
Diskutime rreth kësaj post