Dolores Aveiro , nëna e Cristiano Ronaldos nuk dëshiron ta shohë djalin e saj të martohet me partneren aktuale Georgina Rodriguez pasi ajo beson se modelja e lindur në Argjentinë ka motive ekonomike për t’u martuar. Ronaldo tani është duke jetuar në Manchester së bashku me Georginën dhe fëmijët e tyre: Cristiano Junior, Eva, Mateo dhe Alana.
Në të vërtetë është raportuar se modelja është duke pritur për një propozim por familja e sulmuesit të Manchester United janë pengesa kryesore për një martesë të mundshme. Burime të afërta pranë Cristiano Ronaldos kanë deklaruar se mamaja e tij Aveiro beson se çifti nuk duhet të martohet pasi sipas saj Georgina kërkon të përfitojë nga paratë e djalit të saj. Por jo vetëm kaq pasi edhe fëmijët e tjerë të saj janë kundër kësaj martese mes tyre. Mbetet për t’u parë nëse Ronaldo do të dëgjojë këshillën e nënës së tij apo jo.
Diskutime rreth kësaj post