Plot 40 persona janë nën hetim sa i përket aktivitetit kriminal të Moisi Habilajt në fushën e narkotikëve.
Mbrëmjen e sotme, Prokuroria ka bërë të ditur se të paktën 3 ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit janë nën akuzë për përfshirje në trafikun e Habilajve dhe ndaj tyre janë lëshuar urdhër-arrestet.
Por burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur për Lajme.al se në mesin e të hetuarve është edhe një gazetar. Po sipas këtyre informacioneve, mësohet se gazetari përmes deklaratave televizive është përpjekur të sabotojë hetimet duke lëshuar deklarata të papërgjegjshme.
“Deklaratat e thëna në studiot televizive kanë pasur për qëllim shpërqëndrimin e hetimeve nga ana e gazetarit” – thonë burime nga Prokuroria.
Thëniet dhe kundërthëniet e gazetarit dyshohen se kanë qenë të porositura nga ish-zyrtarët e policisë që kërkohen me qëllim zhvendosjen e vëmendjes ndaj zonës së trafikut ku ata vepronin.
Mësohet se gazetari në fjalë është në mesin e 40 personave nën hetim ndërsa burimet nuk e thonë emrin e tij. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post