Shqipëria ka marrë “OK” nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, gjatë diskutimit që është bërë ditën e sotme në Bruksel në lidhje me rekomandimin për hapjen e negociatave për integrim.
Megjithatë një ndër vendet, që konsiderohet më skeptik, është shteti fqinj Greqia, lidhur me tensionet e fundit të krijuara mes dy shteteve për çështje me bazë etnike dhe historike.
Pikërisht për këtë çështje ka folur edhe Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili tha në një deklaratë për mediat pas takimit dhe vendimit pozitiv, se shteti grek nuk tërhiqet nga qëndrimet e tij, dhe është gati të bllokojë integrimin e Shqipërisë nëse nuk pranohen kushtet e BE-së.
Sipas Kotzias, këto kushte lidhen me luftën kundër korrupsionit, trafikut të narkotikëve dhe mbi të gjitha minoriteteve. Për ministrin e jashtëm grek, ky është kusht jo vetëm për BE-në, por edhe për “fqinjësi të mirë” mes dy vendeve.
“Ne nuk do ta japim votën tonë nëse nuk marrim garanci për kushtet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, njohjen e të drejtave të pakicave në të gjithë territorin e Shqipërisë.” tha Kotzias
Gjatë javëve të fundit, jo vetëm Kotzias por edhe deputetë dhe politikanë të tjerë grekë kishin paralajmëruar një veto nga ana e Greqisë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Parlamenti Evropian pritet të vendosë për hapjen ose të negociatave për Shqipërinë, pas diskutimeve që do të bëhen me datat 15-16 Dhjetor.
Diskutime rreth kësaj post