Fokusi i Presidencës kroate të BE-së do të jetë zgjerimi i unionit me vendet e Ballkanit. Presidenti i Francës, një nga kundërshtarët e zgjerimit gjatë takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic u shpreh se në ditët në vijim komisioni Europian do të japë rekomandimet mbi metodologjinë e re, ku do të bashkëngjiten edhe propozimet e vendeve të tjera anëtare përsa i përket procesit të zgjerimit. Qëllimi i metodologjisë së re sipas kreut të Francës do të jetë shmangia e burokracisë dhe përfitimet konkrete për vendet kandidate.
“Unë do të doja të nënvizoja dëshirën e Francës që samiti në Zagreb të ishte një sukses. Unë i ndaj përpjekjet tuaja që samiti në Zagreb në maj të arrijë unitet. Ne presim që të kemi përfundime konkrete për metodologjinë e re të zgjerimit të cilën e kemi propozuar me qëllimin që të mos vazhdojë më të jetë burokratike por të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e vendeve kandidate. Në ditët në vijim edhe komisioni do të japë rekomandimet mbi metodologjinë e re, ku do të bashkëngjiten edhe propozimet e vendeve të tjera anëtare” tha presidenti francez.
Plenkovic tha se Kroacia është në pritje të raportit nga Komisioni Evropian për modifikimet në metodologjinë e negociatave për vendet kandidate.
“Ne duam që vendet e Ballkanit të reflektojnë stabilitet dhe qëndrueshmëri, të ketë progres me reformat dhe kësisoj politika e zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut do të fokusohet mbi hapat konkretë të përfitimit. Sigurisht në samitin e Zagrebit do të kemi më shumë detaje mbi këtë cështje. Ndërkohë me presidentin Macron u dakordësuam që të angazhohemi më specifikisht me qytetarët për t’iu shpjeguar avantazhet dhe përfitimet e projektit europian” tha kryeministri kroat.
Në Tetor liderët e BE-së vendosën që të mos hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë pas vetos së Francës, pasi Macron kërkon më parë një reformim të BE-së, më pas zgjerimin me vendet e tjera.
Diskutime rreth kësaj post