Deputet PS, Arben Pëllumbi, është shprehur se procesi i negociatave tashmë po pengohet nga Bullgaria.
“Qeveria i ka bërë detyrat e veta. Rruga e formimit të Gjykatës është hapur dhe besoj të mbyllet dhe ky proces. Këto kushte janë për tu plotësuar në vazhdimësi të bisedimeve që do të bëjmë me BE-në të cilat mund të shkojnë nga 2-3 vite dhe më shumë.
Gjykata Kushtetuese është ‘thembra e Akilit’ për deri në Dhjetor, kusht të cilin besoj do ta plotësojmë. Megjithatë, po të kemi parasysh faktin që në takimin e kaluar u pengua Maqedonia e Veriut prej nesh, tanimë duket se do pengohemi ne prej Maqedonisë së Veriut, sepse Bullgaria u kujtua”, tha ai për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post