Bamir Topi, ishte presidenti i kohës kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen e detit Shqipëri-Greqi të vitit 2009, me arsyen kryesore të mungesës së plotfuqisë nga Presidenti i Republikës.
Ish-presidenti Topi thotë se negociatat iu mbajtën të fshehta.
Sot, kur palët mund të riulen në bisedime me grupin negociator të formuar nga qeveria Rama, Topi mbështet mbajtjen e bisedimeve në krye të agjendës, por shoqëruar me veprime të matura.
“Ministria e Jashtme dhe grupi negociator, pavarësisht nga konjukturat që ndërtohen duhet ta ketë punë të natyrshme të veten. Kjo punë nuk mund të shkojnë pafundësisht. Duhet të merren, jo të dekurajohen. Sigurisht që kjo është një punë që do durim, do shpejtësi dhe do garantim të plotë sipas standardeve ndërkombëtare të detit”, tha Topi për A2.
Ish-presidenti thotë se i gjithë procesi i negocimeve duhet të përfshijë edhe komisionet parlamentare të linjës, për të shmangur gabime që mund të rëndojnë mbi shtetin shqiptar.
“Çdo etapë e punës së këtij grupi duhet të filtrohet patjetër në komisionin e politikës së jashtme, mund të përfshihen edhe komisionet e sigurisë e të ligjeve. Sa më shumë filtra, aq më shumë ka garanci që nuk do të bëjmë gabime që mund të konsiderohen historike e të pariparueshme.”, shtoi ish presidenti.
Diskutime rreth kësaj post