Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se nuk heq dorë nga aksioni për mosbindjen civile pav arësisht raportit pozitiv për çeljen e negociatave.
Duke folur përpara gazetarëve, shefi i opozitës nuk e përjashton marrjen e operacioneve të reja kundër qeverisë “Rama” duke e konsideruar atë si të kapur nga krimi dhe droga.
Basha, nënvizon se opozita do të bëjë detyrën e saj dhe nuk mund të bëhet palë me qeverinë.
Ndërkohë, ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të reflektojë dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë.
“Nuk duhet të ngatërrojmë gjërat. Në Europa nuk mendohet që opozita të heq dorë nga angazhimi i saj dhe të veshë fanellën e qeverisë. E cilës qeveri? Ajo që ka zhytur qeverinë në drogë. Ajo që ushtron presion ndaj mediave dhe gazetareve. Sigurisht që jo, kjo është fanella e turpit dhe PD nuk mund ta vesh atë. Ne kemi fanellën e Europës, vetëm atë mund të veshim”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post